Analiza| Marrëveshja Kosovë-Serbi e negociuar nga BE bazohet në mirëbesimin e palëve

23 Mars 2023 | 12:21

Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga marrëveshja e dakordësuar në Ohër mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç me ndihmën e ndërmjetësuesve evropianë, shumë gjëra mbeten ende të qarta dhe subjekt i interpretimit, shkruan Euronews.

Miroslav Lajçak, i dërguari i BE-së për dialogun për Serbinë dhe Kosovën, shpjegoi për Euronews Serbia se prefernca e BE-së ishte që marrëveshja të nënshkruhej.

“Preferenca jonë, si lehtësues të dialogut, ishte që dokumenti të nënshkruhet. Dhe ky ishte propozimi ynë për palët. Megjithatë Presidenti Vuçiq e bëri të qartë se ai nuk ishte në gjendje ta nënshkruante këtë dokument. Ai po përmendte kufizimet kushtetuese. Ne bëmë disa propozime se si të trajtohej kjo çështje, por ato u refuzuan”, tha Lajcak.

Sipas ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare (dhe nenit 3 të Konventës së Vjenës për të drejtën e kontratave), marrëveshjet me gojë mund të jenë të vlefshme dhe detyruese.

Ndërkohë që presidenti serb sqaroi qëndrimin e tij duke thënë se askush tjetër nuk mund të prodhojë një pasojë juridike për Serbinë, përveçse kur presidenti i vendit firmos ose bie dakord verbalisht.

“Për Serbinë është ligjërisht e detyrueshme kur unë vendos një nënshkrim ose vulë në diçka, ose kur jam dakord verbalisht me të. Dhe askush tjetër nuk mund të prodhojë një pasojë juridike për Republikën e Serbisë, përveç për presidentin e saj dhe, në disa raste, kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme”

Fjalori diplomatik shpesh i nënshtrohet interpretimeve të ndryshme. Të hutuar dhe skeptikë janë edhe qytetarët shqiptarë të Kosovës në Prishtinë.

“Çdo marrëveshje që është bërë në të kaluarën ka qenë marrëveshje me garant, ndërsa kjo nuk ka as nënshkrues e as garant. Kështu që nuk kemi besim se mund të bëhet diçka”, tha një qytetar për Euroneës.

“Unë dyshoj në suksesin e saj sepse e shoh si një marrëveshje pa nënshkrim. Ka një lloj efekti, por kam dyshime, sepse pa nënshkrim mund të ketë ndryshime nga ato që mund të kenë rënë dakord palët”, tah një tjetër qytetar.

Përkundër optimizmit të moderuar dhe diplomatik të negociatorëve të BE-së, normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë deri në fund të marsit duket i pamundur. Gabriel Escobar, negociatori amerikan në këtë proces tani përmend fundin e vitit 2023 si një afat të ri për zgjidhjen e problemit.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026