Ekspozita ‘100 vjet Flamurtar’ çelet në Vlorë me rastin e përvjetorit të klubit
“100 vjet Flamurtar”, me këtë titull në hollin e teatrit ‘Petro Marko’ është çelur ekspozita me fotografi për 22 disiplinat e sporteve të klubit vlonjat.
Kjo ekspozitë me rastin e aktiviteteve për 100-vjetorin e krijimit të klubit shumësportësh ka mbledhur personalitete të njohura të sportit në Vlorë.
Për legjendat e sportit, Vasil Ruçi e Sokol Kushta, Flamurtari ka bërë historinë dhe këto materiale janë provat e qarta të lavdisë.
“Janë këto sporte, janë këta njerëz që kanë lënë përshtypje te gjithë populli i Vlorës. Unë do ta filloj nga fundi dhe fundi është që Flamurtari të kthehet në Ligë Superiore. Aty ku e meriton”, tha Sokol Kushta.
“Ta gëzojë këtë 100-vjetor Flamurtari, ta gëzojë historinë e tij por gëzimin duhet ta ndajmë me të gjithë qytetarët e Vlorës dhe çdo njeri që ka arritur të kontribuojë në këtë ekip të madh”, u shpreh Vasil Ruçi.
Një hap drejt krijimit të Muzeut Flamurtari, ky ekip meriton të ketë një muze të posaçëm për të gjithë tifozët dhe qytetin, ka thënë drejtori i klubit shumësportësh Klevis Kaso.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 27 mars.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari
Incidenti me dokumentin e huasë 302 milionë dollarë, Sekretariati i Etikës përjashton Shehajn 60 ditë nga Kuvendi
Meteorologia paralajmëron rikthimin e vapës ekstreme: Ja dita kur temperaturat do të arrijnë 42°C
- 10:24 Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari
- 10:21 Aksident me tre automjete pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, bllokohet qarkullimi në hyrje të Elbasanit (VIDEO)
- 10:16 104 vjet miqësi SHBA-Shqipëri, Ambasada Amerikane në Tiranë: Një lidhje që historia nuk mundi ta prishte
- 10:11 Incidenti me dokumentin e huasë 302 milionë dollarë, Sekretariati i Etikës përjashton Shehajn 60 ditë nga Kuvendi
- 10:04 Arrestohen në Zubin Potok dy serbë të dyshuar për krime lufte kundër civilëve shqiptarë
- 09:47 Tërmeti me magnitudë 7.1 ballë godet ishullin Kyushu në Japoni, lëshohet paralajmërim për cunami