Çani: Rama i mahnitshëm kur e takon për herë të parë, si i shpërlan trurin të huajve

Arjan Çani
23 Mars 2023 | 22:54

Gazetari Arjan Çani tha në emisionin Now në Euronews Albania se Edi Rama ka një performancë gjuhësore që i bën për vete menjëherë të huajt.

Teksa iu referua vizitës së sotme të Ramës në Britani dhe takimit me kryeministrin Sunak, Çani u shpreh se gjuha e përdorur nga Rama ishte e mirëmenduar, teksa kaloi nga Mr. Been tek Dua Lipa.

“Mund të themi çfarë të duam, po duhet thënë që është një personazh që di të flasë me të huaj, për shumicën që nuk e njohin, Rama është i mahnitshëm para të huajve. Ndaj është këtu ku është për mënyrën se si flet. Gjuha që ka përdorur sot është e mirëmenduar, kalon nga Mr. Been dhe Dua Lipa. Kjo nuk po bën ndonjë lajm atje, por bën lajm këtu, këtu ka shumë njerëz që kur e dëgjojnë. Është strategji komunikimi për shpëlarje truri masive, dhe Rama e bën shumë mirë”, tha Çani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026