Kandidimi i PD në 14 maj, gazetari zbulon detaje nga mbledhja në selinë e re

24 Mars 2023 | 15:03

Gazetari Ardit Hoxha ka dhënë detaje rreth mbledhjes së grupit të partisë demokratike të kryesuar nga Enkelejd Alibeaj. Gazetari tha se në këtë mbledhje është diskutuar për mënyrën se si do të futet partia demokratike në zgjedhje.

Sipas gazetarit flitet se disa prej deputetëve kanë shprehur mendimin që të futen në zgjedhje vetëm për këshillat bashkiak dhe të mos nxjerrin kandidatë për kryebashkiakë, por këta janë pakicë dhe ende nuk diuhet çfarë qëndrimi do të mbajë kryesia e Partisë Demokratike.

“Është diskutuar se si do të futet kjo parti politike në zgjedhjet e 14 majit. Do të garojë me forca të plota në garën për kryetar bashkie dhe këshillat bashkiak apo do përfshihet në garë vetëm për këshillat bashkiakë duke mos nxjerrë kandidatë për kryetarë bashkie dhe në një farë mënyrë ti lërë terren të lirë partisë demokratike të drejtuar nga zoti Berisha dhe kandidatëve të dalë nga primaret.

Nga informacionet që kemi deri në këto momente, të cilat janë nga burime jo zyrtare, na bëhet e ditur se janë disa deputetë që kanë shprehur mendimin e tyre që logoja dhe sigla e partisë demokratike të garojë vetëm për këshillat bashkiak. Bëhet fjalë për deputetin Gazment Bardhi, Dash Sula, Lefter Gështenja, Jorida Tabaku, Saimir Koreshi, Dhurata Çupi dhe Flamur Hoxha. Vendimmarrja do i takojë kryesisë së partisë”,- tha Ardit Hoxha për Euronews Albania.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024