Përlotet pacienti me tumor në kokë: Me kanë ofenduar, pa ditur problemet e mia

25 Mars 2023 | 18:40

I ftuar në emisionin Real People në Euronews Albania ka qenë Mentori, një pacient i cili është diagnostikuar me dy masa tumorale në tru.

Në një intervistë të dhënë për gazetarin Flor Gjini, një ditë përpara ndërhyrjes kirurgjikale vendimtare, Mentoi ka rrëfyer shqetësimin që e ka mbajtur përbrenda gjatë gjithë jetës.

Ai zbuloi se që i vogël ka vuajtur nga qafa, pasi ka dy rruaza të pazhvilluara. Sipas tij kjo ka bërë që njerëzit ta bullizojnë për aspektin fizik pa ditur problemet e tij.

“Që fëmijë kam pasur shqetësime. Kam pasur shqetësime me qafën, dy unaza të pazhvilluara që i vogël. Bëra kontrollet para se të shkoja ushtar dhe atje më nxorën shqetësimet dhe më nxorën në kemp nuk shkova në ushtri. Po nuk jetohej me kemp. Emigrova, kam punuar me djersë të ballit, kam bërë një shtëpi në fshat, kam tokë në Greqi dhe kam dhe kamionin”, tha Mentori.

Gjithashtu ai shtoi: “Mos të kisha sëmundjen që kisha lindur, të isha si juve, do ndryshomnin shuëm gjëra karshi meje.

Të shajnë të ofendojnë, të bullojnë, nga mbrapa krahëve, pa e ditur se kush jam unë dhe çfarë hallesh kam unë.

Nga momenti që unë nuk të kam shtrirë dorën, për familjen po kujdesem vetë, po i rris vetë, s’ke pse dlet, s’ke pse ofendon, kur nuk m’i di hallet.

E kam vuajtur shumë gjykimin për qafën, edhe kur jam martuar me gruan. Bukuria e jashtme është gjysma e jetës së njeriut. E kam njohur gruan në fshat. Të gjithëve atyre që më kanë gjykuar i them vetëm faleminderit, për ata që e kuptojnë”.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026