Zbardhen detaje nga mbledhja e krysisë së PD, kushti i deputetëve për Alibeajn

25 Mars 2023 | 20:25

Në selinë blu po zhvillohet mbledhja e kryesisë së PD-së.

Pritet që kjo të jetë mbledhja vendimtare ku do të merren vendime se si PD e Enkelejd Alibeajt do të futet në zgjedhjet e 14 majit.

Ka pasur tre lloj propozimesh të bëra në mbledhjet që janë zhvilluar ditën e sotme nga Alibeaj dhe strukturat e PD-së.

Shumica e deputetëve kanë qenë dakord që të dalin me kandidatë në 61 bashkitë, po ashtu dhe me anëtarë për këshillat  por kanë pasur vetëm një kusht që kandidati për kandidati për Bashkinë Tiranë të jetë deputet.

Një pjesë tjetër e deputetëve kanë propozuar që te dilet vetëm me anëtarë të Këshillit.

Sakaq një pjesë tjetër  kanë mbështetur që të dilet me kandidatë dhe anëtarë të Këshillit vetëm me disa kandidatë.

Ndërkohë deri më tani kandidatë për kryetarë bashkie në Tiranë  janë Roland Bejko dhe Jonila Godole që nuk kanë pranuar të prononcohen për mediat deri në marrjen e një vendimi.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026