Hoxha: Zero! As e kam problem fare kandidatin e Alibeajt

Indrit Hoxha
25 Mars 2023 | 20:30

Indrit Hoxha, kandidati i dalë nga primaret për bashkinë e Vorës, komentoi në emisionin Review në Euronews Albania, mbledhjen e Kryesisë së PD-së me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn.

Hoxha tha se demokratët nuk janë aspak të shqetësuar nëse Alibeaj do të nxjerrë kanidatë ose jo, pasi janë minorancë.

Ai theksoi se personalisht nuk ndihet aspak i rrezikuar nga kandidati I Partisë Demokratike që përflitet për bashkinë e Vorës.

“Mos mendoni se rrinë pa gjumë qytetarët se çfarë do të bëjë Enkelejdi do t’i nxjerrë 61 kandidatët apo nuk do t’i nxjerrë. As demokratët nuk rrinë pa gjumë. Unë për shembull kandidoj në Vorë, ka nxjerrë një kandidat që e ka bërë publik, as e kam problem fare, zero. Edhe pse me shumë mundësi do të tërhiqet. PD është asset kombëtar, sot vula e PD-së është konfiskuar nga një grupim i vogël që edhe ata janë demokratë. Kur ne shkojmë në zgjedhje bëhet çështje matematike dhe numrash. Në Shqipëri janë 5 mijë qendra votimi që do të thotë se Alibbeajt i duhen 20 mijë komisionerë dhe të ketë 1600 kandidatë për këshillat bashkiakë dhe 61 kandidatë për kryetar bashkie. I ka zoti Alibeaj këto burime njerëzore? Jo! Kjo do të thotë që t’i japësh Partisë Socialiste gjithë procesin e zgjedhjeve”, tha Hoxha.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026