30% më pak turistë kosovarë në Shqipëri, ekspertja: Nuk kanë ndryshuar destinacion

27 Mars 2023 | 10:02

Ndërtimi i autostradës Shkup-Selanlik ka bërë që turistët nga Kosova ta kenë më të lehtë të zgjedhin të vizitojnë Greqinë, gjë që duket se po i largon ata nga Shqipëria.

Megjithatë Flora Xhamani Baba tha se ata akoma nuk e kanë ndryshuar destinacionin e tyre, pasi Shqipëria mbetet vendi më i dashur për ta.

Ajo tha se ulja e numrit të turistëve kosovarë në Shqipëri vjen si pasojë e shumë faktorëve të tjerë, por jo për faktin se kanë ndryshuar destinacion.

“Nuk besoj se turistët nga Kosova kanë zgjedhur një destinacion tjetër përveç Shqipërisë. Rënia e turistëve mund të jetë për arsye të ndryshme, por nuk mendoj se në këtë rast është ndryshimi i destinacionit, ai mund të vijë vitin e ardhshëm kur Kosova të shpërblehet me heqjen e vizave dhe ata do të duan të eksplorojnë”,-tha për Euronews Albania ekspertja Flora Xhamani Baba.

Ndiqni intervistën e plotë:

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026