Alibeaj njoftoi kandidimin e PD-së në 16 bashki, reagon ashpër Berisha
Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të hënë një konferencë për mediat, ku u paraqitën gjetjet e raportit të auditit në lidhje me financimet ruse në PD.
Në fjalën e tij Berisha u ndal dhe te vendimi i Partisë Demokratike, më kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn, për të garuar në zgjedhjet lokale të 14 majit në 16 bashki.
Berisha i cilësoi kandidatët e PD-së si mjeranë të cilët janë në shërbim të kandidatëve të maxhorancës.
“Kandidatët e Alibashës dhe Lulzim Bravës janë kandidatë të Edi Ramës.
Ata nuk kanë asnjë lidhje me PD-në.
Ata janë vegla që i përdor Basha dhe Rama kundër pluralizmit.
PD do triumfojë, nuk ka asnjë mëdyshje.
Koha provoi në mënyrë profetike rëndësinë e misionit të demokratëve në përmbysjen e monizmit në Shqipëri.
Këto i kanë kuptuar të gjithë.
Kandidatët e Edi Ramës, janë një apo dy, vijnë tërësisht nga bota e mafies, e cila kërkon të shpëtojë sistemin monist që ka vendosur”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve