“I tha Rama do kandidoni si Çeço”, Paloka: Hilja e Alibeajt për të na prishur punë

27 Mars 2023 | 21:53

Deputeti i PD-së Edi Paloka është shprehur se Enkelejd Alibeaj ka marrë urdhër nga kreu i qeverisë Edi Rama që të futet në zgjedhje.

Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, Paloka theksoi se Alibeaj po bën çdo gjë për të prishur punë në PD.

Po ashtu ai tregoi se çfarë ka thënë Alibeaj në mbledhjen e fundit të kryesuar nga Lulzim Basha.

“E gjithë loja që ka bërë, është ose ka hile brenda ose ka pamundësi për të gjetur kandidatë. Që kur Rama të dhuron simbolet e PD-së , këtë nuk e bën për të rregulluar punë.  Kur i detyron të kandidojnë dhe u thotë do të kandidoni si çeço nuk e bën për të na favorizuar ne. Të gjitha  këto kuptohen. Alibeaj po bën çdo gjë për t’i prishur punë PD-së, nuk duhet të ketë dyshim më njeri. Është një periudhë e gjatë që Alibeaj tregon që misioni i tij ka qenë të realizojë qëllimet e PS.  Ky zotëria që bën gjithë këtë luftë për të marrë PD-në, në mbledhjen e fundit që kemi bërë të drejtuar nga Basha, Alibeaj që ishte nënkryetar tha me qetësinë më të madhe që nuk ka asgjë të keqe që të shkrihet PD nëse e ka kryer misionin e saj.”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026