Iva Tiço për shijet e partnerit gjerman: Fasulet janë të preferuarat e tij

28 Mars 2023 | 09:19

Gazetarja Iva Tiço ndau me ndjekësit e “Good morning Albanians” në Euronews Albania lumturinë e saj krah partnerit gjerman.

Ajo tregoi se që prej momentit që ka vendosur unazën në gisht, sheh çdo vajzë nëse ka një të tillë, duke theksuar se është shumë romantike. Sidoqoftë Tiço nuk mohoi se bashkëjetesa përfundon gjithnjë duke thënë “çfarë ka për darkë”, më shumë se fjalë romantike.

Sa i takon shijeve të partnerit, gazetarja tha se fasulet janë të preferuarat e tij, edhe pse e acaron kur i cilëson si “supë”.

Ndër të tjera, Tiço tregoi se është shkëputur nga media edhe si ndjekëse duke qenë se në një familje dygjuhëshe është e vështirë të shihet një program shqiptar. Gazetarja pohoi se partneri flet shumë mirë shqip, ndërsa ajo ka hequr dorë nga gjermanishtja duke treguar se nuk e mëson dot gjuhën mëmë të bashkëjetuesit të saj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024