Britania dhe Polonia do të ndërtojnë fshatra të përkohshme në Ukrainë
Britania e Madhe dhe Polonia do të ndërtojnë dy fshatra të përkohshme në perëndim dhe qendër të Ukrainës, për t’iu ofruar strehim atyre që janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre, si pasojë e luftës në Ukrainë.
Londra ka thënë se do të ndajë fonde prej 12.3 milionë dollarëve, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Pothuajse 118 mijë ukrainas janë strehuar nga familjet britanike, në kuadër të përgjigjes qeveritare ndaj pushtimit rus në Ukrainë – që ka nisur në shkurt të vitit 2022 – mirëpo disa refugjatë janë duke e pasur shumë të vështirë që të gjejnë shtëpi të përhershme, shkruan REL.
Qeveria britanike ka thënë se fshatrat në Lviv, në perëndim të Ukrainës dhe në Poltava në qendër të Ukrainës, do të mund të strehojnë më shumë se 700 njerëz – një përqindje e miliona ukrainasve që janë shpërngulur, apo janë larguar krejtësisht nga shteti.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta