“Vrava demonët”- Skenë e rëndë në Athinë, i riu del në rrugë lakuriq, i lyer me gjak
Një skenë e rëndë është shënuar në një nga lagjet e Athinës mëngjesin e kësaj të marte.
Qytetarët u tmerruan në Nea Smyrni, teksa panë në rrugë një djalë gjysmë të zhveshur të mbuluar me gjak, duke thirrur: “Unë vrava demonët”.
Mediat greke raportojnë se 17-vjeçari ka qëlluar me thikë nënën e tij 45-vjeçare duke e plagosur rëndë.
Fqinjët e 17-vjeçarit e cilësojnë atë si një adoleshent që vuan nga probleme të shëndetit mendor.
“Fëmija kishte disa probleme. Edhe mamaja kishte probleme. Unë kam thirrur autoritetet ta shihnin këtë fëmijë, por askush nuk ka ardhur. Kisha frikë se diçka mund të ndodhte në çdo moment. Sot në mëngjes, fëmija zbriti i zhveshur. Ai ishte i lyer me gjak dhe lakuriq, dhe bërtiste se vrau demonët”, tha një banor i Nea Smyrni .
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës