Baçi: Alibeaj i ka dyert e hapura në selinë blu, ka dhe rrobat në zyrë
Deputeti Luan Baçi është shprehur se Enkelejd Alibeaj i ka hapur dyert e hapura në selinë e Partisë Demokratike.
Në një intervistë për Euronews Albania, Baçi theksoi se Alibeaj ende e ka zyrën e tij në selinë blu e madje aty ka dhe rrobat.
Ai komentoi gjithashtu dhe reagimin e deputetëve në kryesinë e PD-së, për kandidatët për kryetarë bashkie.
“Ato kanë pamundësi për të gjetur kandidatë. Ato i kanë bërë përpjekjet por që nuk kanë gjetur. Ne nuk kemi nevojë për alibinë e Aliebajt. Ne nuk duam të merremi fare me Alibeajn. Dyert e selisë së PD-së janë të hapura për Alibeajn. Ai dhe sot e ka zyrën në PD, ka dhe rrobat e veta aty. Të gjithë deputetët kanë zyra. Shumë nga kolegët deputetë kanë reaguar në mënyrë të shkëlqyer në mbledhjen e fundit që kanë pasur, duke mos qenë dakord për nxjerrjen e kandidatëve në asnjë bashki.
Ata e kanë kuptuar se si është e vërteta me demokratët, u sensibilizuan që demokratët në 98% janë të bashkuar te PD”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës