Në kërkim të mandatit të 7-të, Gëzim Topçiu: Më duan qytetarët
Kryetari që kërkon të thyejë rekorde në zgjedhjet e 14 Majit është Gëzim Topçiu, i cili prej 23 vitesh drejton bashkinë e Maliqit.
Kryesia e PS i besoi rikandidimin edhe në këto zgjedhje, duke e bërë kryetarin më të vjetër në karrigen e një kryebashkiaku.
Ai tregon se nuk ishte këmbëngulja e tij për rikandidim, por e vetë qytetarëve.
“Nuk besoj se e ka kërkuar Gëzim Topciu me ngulm këtë pjesë. Tashmë ka ardhur dhe në fakt të gjithë njerëzit duhet të arrijnë në atë pikë kur te tjerët të fillojnë ta kërkojnë që ai duhet të jetë. Besoj se ky mandat nuk është kërkuar me forcë nga ana ime, në asnjë rast, por sondazhet që kanë bërë, qytetarët tregojnë se jam më i votuari, me afër qytetarëve, ata më sollën që duhet të kandidoj për një mandat tjetër, e jo fitues siç kam qenë por me thellë akoma”, tha Topçiu në një intervistë për Euronews Albania.
Rikandidimin, Topçiu ja faturon edhe punës së mirë që është bërë në këtë bashki.
“Po te shikosh zona e Maliqit është kthyer në zonë urbane të mirëfilltë, para 7-8 viteve edhe pse kam qenë kryetar bashkie nuk kam qenë i kënaqur me pamjen vizive, punësimin. Tashmë që flasim po investohet kudo. Jo vetëm në qytet, por në kanalizime, ujësjellës, asfaltime, e ndiej kur takoj qytetarët, kudo ku shkoj japin vlerësim. Nuk janë bërë të gjitha, ndaj përgjegjësia është direkte. Ndihem keq kur nuk kam realizuar një premtim. Nuk është politike, është marrëdhënie me njerëzit”, u shpreh kryebashkiaku.
Në garë do të jetë me Alfred Gegën, kandidat i besuar nga ish-kryeministri Berisha, me të cilin ironizon për rikthimin e tij.
“Doktori, siç thonë këta, ka konkurruar disa herë, nuk ka marrë ndonjë përqindje të madhe. Unë çuditem pse lë Tiranën për të ardhur në Pojan, prej vitesh kur është në profesion të nderuar që u shërben njerëzve. Po ikën nga shërbimi i tij i mirëfilltë, e po vjen në Pojan për të shërbyer me korrespondencë për bashkinë. Kjo është non sens. Unë e respektoj, do jetë fushatë qytetare pa gic-micet e njeri tjetrit”, tha Topçiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta