“Jam pro zhvillimit”, Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Ku biem dhe nuk biem dakord
Kandidati i opozitës, i dalë nga Primaret në grupimin e ish kryeministrit Sali Berisha në Partinë Demokratike, Belind Këlliçi ka debatuar me analistin Andi Bushati në lidhje me ndërtimet në kryeqytet.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Këlliçi u shpreh se është pro ndërtimit në kryeqytet.
Bushati iu kthye duke i thënë se kjo është diçka e tmerrshme, pasi Tirana është e betonizuar.
Andi Bushati: Me frazën e fundit më tmerroi. Jam pro ndërtimit, në këtë qytet që po betonizohet.
Belind Këlliçi: Jo, jo. Jam pro ndërtimit policentrik. Pse u tmerrove ti? Ti e di shumë mirë që unë jam kundër ndërtimit në qendër. Ti e di shumë mirë që unë jam kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Jam pro zhvillimit të qytetit në të gjithë hapësirën e tij.
Andi Bushati: Unë me zhvillim, me të mirën e Tiranës, me të mirën e mushkërive të qytetarëve të saj, unë kuptoj që në Unazën e Madhe të Tiranës.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë