Celibashi: 147 kandidatë për kryetarë bashkie, janë dorëzuar 832 lista për këshillat

30 Mars 2023 | 11:49

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se deri më  tani në KQZ janë dorëzuar 832 lista për këshillat bashkiakë.

Në një komunikim me gazetarët ai theksoi se aktualisht janë 147 kandidatë për kryetarë bashkie.

Në total sipas kryekomisionerit janë 22 mijë e 607 kandidatë për këshillat bashkiak dhe kryetarë bashkie.

Më 14 maj do të mbahen zgjedhjet lokale në mbarë vendin.

Pak ditë më parë Partia Socialiste publikoi emrat e kandidatëve për kryetarë bashkie dhe për kandidatëve për këshillat bashkiakë.

Po ashtu listat i ka publikuar dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe PD zyrtare e kryesuar nga Enkelejd Alibeaj. PD zyrtare nuk ka nxjerrë kandidatë për kryetarë bashkie në të  gjithë vendin, por vetëm në disa qytete.

Në KQZ këtë vit është regjistruar dhe Partia “Lëvizja Bashkë”.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026