Açka dhe Agalliu pas mbledhjes: Mbështesim vetëm kandidatë që garojnë nën siglën PD
Pas përfundimit të mbledhjes së grupit të Partisë Demokratike, deputetët Flura Açka dhe Arbi Agalliu konfirmuan qëndrimet që kanë shprehur edhe gjatë mbledhjeve të zhvilluara në selinë e re të PD-së që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj.
Ata thanë se do të mbështesin vetëm kandidatët që do të garojnë me siglën dhe me logon e Partisë Demokratike duke refuzuar të japin një përgjigje të qartë se çfarë qëndrimi do të mbajnë, si Açka në Elbasan dhe Agalliu në Vlorë, ndaj kandidatëve që kanë dalë nga primaret.
Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha raportoi se në këtë mbledhje u diskutua rreth mënyrës së organizimit dhe shpërndarjes së deputetëve, por dhe funksionarëve të tjerë të Partisë Demokratike në terren për fushatën e 14 majit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West