Zëvendësministri i brendshëm: Situata e rendit dhe sigurisë publike ka përmirësime
Siguria e rendit publik ka përmirësime, tha në emisionin “Rinvote”, zëvendësministri i Brendëshm Julian Hodaj. Sipas tij pavarësisht ngjarjeve të bujshme që kanë ndodhur, nuk ka rritje të shifrave.
“Ideja është që po ta shikojmë në numra, unë nuk dua të më keqkuptojë njeri. Po të shikojmë numrat nuk kemi një situatë të rënduar të rendit dhe të sigurisë publike në rend. Nëse shikojmë shifrat e 2022 por edhe nëse krahasojmë tre mujorin e 2023 shifrat janë më se normale.
Pra janë më të mirat që kemi pasur ndonjëherë dhe tregojnë se ka një stabilitet dhe rrënd e qetësi. Nuk dua t’i heq rëndësinë ngjarjeve që kanë ndodhur, sepse shkaktojnë tronditje te publiku, shkaktojnë rritjen e perceptimit negativ, por do duhet koha e nevojshme që e vërteta të verifikohet dhe do duhen e fakte që autorët të shkojnë para drejtësisë”,-tha për Euronews Albania zëvendësministri i brendshëm Julian Hodaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje