Berisha: Po vriten të pafajshëm në rrugë, bandat kanë licencë për vrasje nga Rama

1 Prill 2023 | 19:21

Sali Berisha tha se Shqipëria po jeton sërish në monizëm, sipas tij kryeministri Rama kontrollon 10% më shumë të pushtetit që kontrollonte dikur Ramiz Aliaj.

Ish-kryeministri Berisha i cili ishte në Bulqizë për prezantimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Dëfrim Fiku, tha se bandat kriminale në vend po marrin licencë për vrasjet e tyre nga Edi Rama, pasi sipas  Berishës numri i vrasjeve është rritur.

“Pas 32 vitesh, përsëri ne jemi në monizëm, në kuptimin se të gjitha pushtetet i kontrollon një njeri. Edi Rama kontrollon sot 10% më shumë se Ramiz Aliaj në 1991, pushtetet.

Çdo javë dhe ndonjëherë çdo ditë vriten njerëz të pafajshëm në batare automatiku. Në qytete shëtisin të lirë skuadra pushkatimi, ekzekutimi që merren me qira nga bandat. Kreu i ekzekutivit deklaron se rendi është sot më i sigurt se kurrë, në një kohë kur sot, vriten si kurrë ndonjëherë më parë. Në një kohë kur sot për herë të parë, bandat nga Edi Rama kanë licencë vrasje.

Po cila është licenca e vrasjes. Po, në qoftë se kryeministri u thotë banditëve; hani kokën e njëri-tjetrit, atëherë policia nuk ekziston. Sepse policia është pikërisht që ata të mos i hanë kokën njëri-tjetrit, por të paraqiten para ligjit, të shkojnë para drejtësisë, të shkojnë në burg, por jo të vrasin njëri-tjetrin. Ne jemi vend që nuk kemi dënim me vdekje, se  vrasin njëri tjetrin dhe vrasin të pafajshëm e kështu me radhë dhe rendi nuk ekziston”,-tha Sali Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026