“Çfarë prisni, që të hyj me tanke në Kosovë”,  – Vuçiç kapet keq me gazetarin serb

2 Prill 2023 | 13:53

I ashpër ka qenë reagimi i presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, ndërsa është pyetur nga gazetarët për çështjen e targave të veturave në veri të Republikës së Kosovës.

Vuçiç është përgjigjur me tone të ashpra, duke thënë se marrëveshja për targat s’ka afate, ndërsa kujtoi çfarë ndodhi në vitet ‘90 kur Serbia u përfshi në një sërë luftërash rajonale.

“Po ju kujtoj, dje më keni bërë të njëjtën pyetje në Novi Pazar, dhe unë nuk kam problem me këtë, e kam problem me realitetin në të cilin dikush diskriminon popullin serb dhe nuk u jep mundësinë serbëve të kenë për çfarë është rënë dakord. Dhe Peter Stano konfirmon  se marrëveshja për tabelat është e kufizuar në kohë dhe nuk ka afate. Çfarë prisni të bëj: të hyja me tanke dhe pastaj të thoshe – na ktheve në vitet ’90. Nëse luftoj përmes negociatave, atëherë – siç mund ta shihni, nuk mjafton”, ka thënë Vuçiç.

I ashpër ka qenë dhe reagimi i ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, pas arrestimit të një serbi të dyshuar për djegien e disa makinave ne veri. Daçiç tha se përmes arrestimit të serbëve, Qeveria e Kosovës dëshiron ta destabilizojë gjendjen dhe t’i shmangë detyrimet që ka ndërmarrë përmes marrëveshjes së Ohrit.

Situata në Veriun e Kosovës është tensionuar sërish me rikthimin e djegies së makinave që kanë ndryshuar targat me Republika e Kosovës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026