Rama: Kosova, pika ku nuk kuptohemi me Serbinë – Vuçiç: S’i vë faj Edit
Kryeministri Edi Rama ndodhet në panairin e verërave në Bardolino, Itali, ku zhvilloi takim trepalësh me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Ndërsa foli për rritjen e shkëmbimit tregtar mes tre vendeve falë “Open Balkan”, Rama shtoi se Kosova është një pikë mosmarrëveshjeje me Serbinë.
“Ndonjëherë ka mosmarrëveshje vërtet të mëdha mes nesh, sidomos kur bëhet fjalë për Kosovën dhe kjo është arsyeja për të folur më shumë. Dialogu është gjëja më e rëndësishme,” – u shpreh ai.
Nga ana tjetër presidenti serb tha se marrëdhëniet Kosovë-Serbi mund të normalizohen pa u përfshirë në këtë mes pjesa agresive, ndërsa shtoi se bashkë me kryeministrin Rama do bëjë çmos për të shmangur një konflikt.
“Unë nuk qortoj Edin, se ai nuk e bën këtë me mua. Ekonomia është themeli real. Jam krenar që shqiptarët ndihen të sigurt, të siguruar dhe mjaft të mirëpritur. Është e njëjta gjë kur serbët ikin në Shqipëri. Po mirë, çfarë do bëjmë? Të zihemi, të bëjmë një Ukrainë tjetër apo çfarë? Shoh se ka shumë njerëz që presin të shohin një përplasje të madhe? Çfarë kërkoni nga ne? Do bëj maksimumin tim për ta shmangur, edhe Edi po bën të njëjtën gjë. Është e lehtë të flasësh, ne i dimë dallimet tona dhe jetojmë me to. Besoj në miqësinë e ardhshme në qytetarët shqiptarë dhe serbë,” – u shpreh Vuçiç.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve