Ç’do të ndodhte nëse nuk do të ishte ngritur Gjykata Speciale e Hagës? Flet avokati

2 Prill 2023 | 21:40

Avokati Jordan Daci tregoi për “Review” në Euronews Albania se çfarë do të ndodhte nëse nuk do të ishte ngritur Gjykata Speciale e Hagës.

“Nga pikëpamja juridike OKB nuk mund të bënte një gjykatë e cila do të hetonte vetëm shqiptarët. Ose do të bënte një gjykatë që do të hetonte posaçërisht krimet për Kosovën, por që në këtë rast do të ishte një lloj mbivendosje me vetë mandatin e Gjykatës së Hagës për ish-Jugosllavinë. Kjo do të ishte një plus i madh nëse do të negociohej mosngritja.

Unë mendoj që edhe nëse do të pranohej gjykata me pak pozita më të forta negociuese dhe më pak lëshim nga ana e palës së shqiptarëve të Kosovës, mendoj që mund të kishim një variant më të moderuar të kësaj gjykate,” – u shpreh Daci.

Në Prishtinë u zhvillua sot një marshim solidarizues në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre që ndodhen në Hagë.

Ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli kanë deklaruar se ish-krerët e UÇK-së nuk po përballen me akuza dhe procese gjyqësore për shkak të emrave të tyre të përveçëm, por sepse emrat e tyre lidhen me luftën e Kosovës për liri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026