Agron Kapllanaj i përgjigjet Berishës: Më hodhi poshtë sakrificën 32-vjeçare

3 Prill 2023 | 12:56

Agron Kapllanaj, kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë Mallakastër tha në një intervistë për Euronews Albania se Sali Berisha hodhi poshtë të gjithë kontributin e tij 32-vjeçar në këtë parti.

Kapllanaj u shpreh se nuk i përket asaj kategorie njerëzish dhe politikanësh që merret me fyerje dhe sharjen e kundërshtarit.

“Nuk është se nuk jam me Berishën se më të kam qenë 32 vite, kam sakrifikuar për të unë dhe gjithë familja ime bashkë me të afërmit e mi. Por ja ku vjen një ditë që të gjitha të hidhen poshtë, harrohen. Tani nuk jam i mirë as për Berishën dhe as për një pjesë  të vogël të atyre që e rrethojnë dhe artikulojnë akuza të pavërteta. Por politika shqiptare është e ndërtuar me akuza, fyerje, sharje. Unë s’i përkas kësaj kategori njerëzish në radhë të parë, e më pas as këtij lloj politikani”,  tha Kapllanaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026