Rama: Rritja e pagave domosdoshmëri, s’do marrim borxh për këtë nismë

4 Prill 2023 | 10:41

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me Përfaqësuesin e Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas, foli në lidhje me situatën ekonomike në vendin tonë.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë tha se nuk do të marrin borxh për rritjen e pagave, ndërsa u shpreh se kjo nismë është një domosdoshmëri.

Rama shtoi se rritja e pagave vjen për pasojë e rritjes së të ardhurave nga eksportet dhe turistët.

“Nuk do të marrim borxh për të rritur pagat. Do të rrisim pagat dhe do të ulim borxhin. Rritja e pagave domosdoshmëri e mundshme sot. Kemi arritur rezultatet domethënëse në të gjithë procesin e ngritjes së bazës. Ato shifrat që patë nga të ardhurat e turizmit dhe të eksporteve janë arsyet pse rriten pagat”- tha ai.

Në lidhje me pagat, përfaqësuesi i Bankës Botërore theksoi ndër të tjera: Nuk është vetëm çështja e pagave, por dhe aspiratat për të krijuar perspektivë për të ardhmen. Mendojmë se ka shumë investime private që po kryhen tashmë; por mendojmë se ka më shumë potencial për të sjellë investime në mënyrë që të krijojnë mundësi punësimesh. Ka një nivel shumë të lartë prodhimi që mbështetet tek lënda e parë. Në lidhje me pagat, sipas nesh ka një paketë masash që përfshin jo vetëm vlerësime për shpenzimet, por edhe përmirësimin  e mbledhjes së të ardhurave.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026