Zbardhet sherri me 1 viktimë në ish-Bllok, përplasja me kokë në bordurë fatale

5 Prill 2023 | 15:27

Një 46-vjeçar ka humbur jetën pas një konflikti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të 31-Marsit në zonën e ish-Bllokut.

Sherri ka nisur mes Henri Gjapi dhe Gentian Taljes, ndërsa më pas ka ndërhyrë edhe Artur Gjolena.

Gjatë përplajes fizike 46-vjeçari ka rënë në tokë dhe është përplasur me bordurën ku ka marrë plagë të rënda në pjesën e pasme të kokës.

Menjëherë është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Viktima deri pasditen e së martës ka qenë në gjendje stabël, por më pas ka shfaqur komplikacione duke sjellë humbjen e jetës.

Dyshohet se Gjapi dhe Talja në momentin e konfrontimit kanë qenë nën efektin e alkoolit.

Ngjarja nuk është raportuar nga policia e Tiranës, por 5 ditë pasi ka ndodhur konflikti ku gjeti vdekjen në spital 46-vjeçari.

Policia ka nisur kërkimet për të vën në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes, 25-vjeçarin Henri Gjapi.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026