Rama: S’vjen e keqja nga harta, Konventa s’ishte betejë për njohjen e Kosovës

5 Prill 2023 | 17:21

Kryeministri Rama ka reaguar me anë të një postimi në Twitter duke u shprehur se konventa ndërkombëtare e turizmit nuk ishte sheshbeteja diplomatike për njohjen e Kosovës dhe se Shqipëria nuk u kontrollon prezantimet të ftuarve të saj.

Po ashtu kryeministri ka shkruar se e keqja më e madhe kombit i vjen nga luftërat mes shqiptarëve. Sipas tij harta e rajonit që nxori Spanja, ku mungonte Kosova, nuk i solli asgjë të keqe kombit, pasi dihet që Spanja akoma nuk e njeh.

“Kinse patriotët kanë gjetur punë sot duke u marrë me një hartë të prezantimit të presidentit të gjigandit spanjoll Melia Group në konventën e turizmit, ku mungonte Kosova! Dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit po asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte!

Shqipëria s’është Irani ku të ftuarve në konferenca ndërkombëtare u kontrollohen prezantimet dhe as konventa s’ishte sheshbeteja diplomatike për njohjen e Kosovës nga Spanja! E keqja kombit tonë i vjen bash nga ata që merren tërë ditën me kësi luftërash pa lidhje mes shqiptarësh!”,-ka shkruar në postimin e tij kryeministri Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026