Godinat historike për turistët, nis restaurimi i zonës muzeale në Gjirokastër
Godinat e vjetra të Gjirokastrës do t’i nënshtrohen restaurimit dhe rijetëzimit në funksion të turizmit. 25 studentë të arkitekturës, të mbështetur dhe nga specialist të huaj po studiojnë zonën muzeale të qytetit dhe banesave karakteristike.
Qëllimi është ruajtja e vlerave arkitektonike të ndërtesave prej guri.
“Duke qenë se universiteti ynë ka bërë një bashkëpunim me bashkinë e Gjirokastrës kanë rënë në dakordësi që ne për shkak të lëndës së rilevimit atë çka mësojmë në teori ta bëjmë edhe një praktikë 5-ditore. Dhe janë zgjedhur disa vila, shtëpi karakteristike, që kanë nevojë për restaurim të cilat janë të vjetra, që i kanë rezistuar kohës ose jo sepse ka edhe nga ato që nuk janë të banueshme,” – tregoi studenti Dorjan Banushi.
“Gjithashtu doja të përmendja që këto nisma ose këto bashkëpunime janë vërtet shumë frytdhënëse dhe frymëzuese edhe për brezat e tjerë,” – shtoi ai.
“Kjo nismë që ne kemi ndërmarrë duket si një hap i vogël por në të vërtetë ka shumë vlera pasi këto objekte janë shumë të vjetra dhe i kanë rezistuar shumë kohës. Këto hapa të parë do çojnë më tej në restaurimin e kësaj ndërtese për ta bërë atë të banueshme dhe ti rezistojë akoma disa viteve të mëtejshme,” – tha studentja Migena Gjoni.
“Na vjen mirë që edhe shteti i ka orientuar tek ne për të menduar për këto objekte që vlera e tyre të vazhdojë , ti ruajmë këto vlera por ama të përpiqemi së bashku sepse edhe për ne është e pamundur nuk i kemi mundësitë për ta mirëmbajtur, kemi shumë nevojë për ndihmën e shtetit,” – u shpreh bashkëpronarja Julinda Ruca.
Përgjatë viteve të fundit me donacione shtetërore si dhe investime nga biznesi dhe banorët është bërë e mundur shmangia e degradimit të banesave të gurta, restaurimi dhe vendosja në funksion të sektorit të turizmit.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat