“Pastrimi i parave në ndërtim”, Veliaj: S’jam prokuror, ja kush i blen apartamentet
Kryebashkiaku Erjon Veliaj, i pyetur në emisionin “Now” në Euronews Albania se kush i ble gjithë apartamentet e ndërtuar vetëm vitet e fundit në Tiranë, tha se jetojmë në kapitalizëm dhe apartamentet i blenë ata njerëz që blen edhe orat e shtrenjta apo makinat luksoze.
Po ashtu Veliaj shtoi se ai nuk mund të kontrolloj se kush janë blerësit, dhe a po blihen apartamentet me para të pista, pasi ai nuk është prokuror.
Pjesë nga biseda:
Erjon Veliaj: Ti bëre një pyetje, kush i blen këto apartamente, por e ke bërë ndonjëherë pyetjen se kush i ble orat rolex? Jetojmë në kapitalizëm.
Erla Mëhilli: Sipas raporteve që publikohen këtu në këtë vend, e jo më larg se dje drejtoria e përgjithshme e pastrimit të parave, ka deklaruar se skemat më të përdorura të pastrimit të parave është në real estate, në ndërtim. Si kryetar i bashkisë nuk ju shqetëson kjo gjë?
Erjon Veliaj: ajo që ju po thoni, nëse ju më jepni atributet prokuror, gjyqtar, pastrimi i parave, m’i jepni dhe e bëjmë me kënaqësi. Por nuk e kam atë detyrë, se vjen një nga Rusia, nga Emiratet Arabe se vjen një nga Kuvajti, nuk e ka këtë detyrë kryebashkiaku. Mos i jepni kryebashkiakut atributet që nuk i ka. Është eknomi tregu!
LEXONI GJITHASHTU
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut