Pse paguan për incenerim? Veliaj: Ne e pastrojmë Tiranën më mirë dhe më lirë

6 Prill 2023 | 23:14

Kryebashkiaku Erion Veliaj shpjegoi në “Now me Erla Mëhillin” rolin e Bashkisë Tiranë në çështjen e inceneratorëve.

Sipas tij, jo vetëm që Tirana është më e pastër, por një proces i tillë bëhet duke paguar dhe më pak para.

“Për të njëjtin proces që ne kemi tani, që ne paguajmë 29 euro/ton, pra unë si kryetar bashkie kisha disa qëllime, të heq plehrat nga Tirana. Sot se mohon dot, edhe këtu në Farkë ku jemi, pastrohej 1 herë në javë, pastrohet 7 herë në javë. Dje Tirana pastrohej 1 herë në javë, sot pastrohet 3 herë në ditë. Ne e pastrojmë më mirë Tiranën.

Për të njëjtën gjë që ne bëjmë sot, pra që unë t’i pastroj dhe t’i çoj si shërbim, t’i heq nga Tirana, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe Sali Berisha që e kishin bashkinë, ja ku e kanë këtu 37 euro/toni,” – u shpreh Veliaj ndërsa tregonte një dokument.

“Shërbimi që unë marr me 1/3 e kostos më pak sesa Luli, Ilir, Saliu, mi heq plehrat nga Tirana. Bashkia paguan një shërbim dhe bashkia e mbaron punën e vet te trau. Më dëgjoni se s’jam unë supervizori, supervizorin e keni në burg,” – deklaroi kryebashkiaku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026