Dashuri e pazakontë! Manjol Prillo: Ja pse e mbaj merimangën tarantula në shtëpi

7 Prill 2023 | 09:19

Manjol Prillo ka treguar në emisionin “Good Morning Albania” se si u dashurua me merimangën tarantula të cilën e ka quajtur Xhek.

Ai ka treguar se gjithnjë i ka dashur shumë kafshët ndërsa me merimangën që mban prej dy vitesh ra në dashuri fillimisht kur e pa në video, ndërsa kur e pa nga afër,  vendosi që  ta merrte në shtëpi.

“Duke parë video, se mua më pëlqejnë shumë kafshët. Kam pasur shumë kafshë të ndryshme, peshq, papagajë, pastaj duke parë video, ndonjë gjarpër, kameleon, pastaj pash tarantula, e pash edhe  te disa miq të mitë që kishin në dyqan.

Kur e pash nga afër u fiksova keq dhe e mora dhe unë. Është shumë e bukur. sidomos kur bën ndërrimin e lëkurës ka një lëkurë perfekte”,-tha për Euronews Albania Manjol Prillo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024