Burnley rikthehet në Premier, siguroi ngjitjen 7 javë para fundit të kampionatit

8 Prill 2023 | 15:33

Vetëm 1 vit ka qëndruar skuadra e Burnleyt në Championshipin anglez, teksa ende pa u mbyllur sezoni aktual, ka siguruar rikthimin në elitën e futbollit anglez.

Skuadra që drejtohet nga një emër i njohur si ish-mbrojtësi belg i Manchester City, Vincente Kompany ka zhvilluar një rrugëtim fantastik ku në 39 ndeshje të luajtura numëron vetëm 2 humbje.

Triumfi në transfertë ndaj Middlesbrough me rezultatin 1-2 siguroi matematikisht ngjitjen në elitë, edhe pse mbeten dhe 7 javë deri në fundin e Championshipit.

Burnley gjithashtu ka sulmin dhe mbrojtjen më të mirë në kampionat, me 76 gola të shënuar dhe 30 të pësuar deri më tani. Vendi i dytë mbahet nga Sheffield United që me shumë mundësi do të jetë skuadra tjetër që ngjitet në Premier League, ndërsa vendi i tretë do të zhvillojë fazën play off, për të siguruar vendin në elitë.

Kujtojmë se Premier League angleze ka ende dhe 9 javë deri në përfundim, ndërsa ende nuk dihet se cila skuadër do të bjerë nga kategoria.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026