Berisha prezanton Igli Carën si kandidat, PS Durrës: Dikur e nxori për leckash
Të shtunën në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, Sali Berisha prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Igli Carën për bashkinë e Durrësit.
Ai tha, se më 14 maj “në një mision historik, durrsakët me Igli Carën në krye do rivendosin në Durrës pluralizmin e do i thonë ndal së keqes”, duke i ftuar të votojnë ndryshimin.
Mirëpo ndërsa fushata tashmë ka nisur zyrtarisht, i shpejtë ka qenë edhe reagimi i degës lokale të Partisë Socialiste në qytetin bregdetar.
Në një postim në “Facebook” partia mavi kujton kohën, kur kryedemokrati Berisha kërkoi largimin e Carës nga zyra e kryetarit të degës lokale të demokratëve në Durrës.
“Ndodhi kur garonte Sokol Olldashi me Lulzim Bashën dhe Berisha, për ata që se mbajnë mend, në atë kohë dërgoi Bardh Spahinë dhe një grup banditësh nga Tirana që thyen dyert e zyrave të PD në Durrës dhe më pas ndryshuan bravat dhe nxorën Igli Carën për leckash jashtë”, shkruhet ndër të tjera në postim.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve