Beteja për zonat “problematike” në Korçë, si po nis fushata elektorale
Kryetari aktual i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli nga PS ka ndezur motorët e fushatës elektorale përballë Zihni Tollozhinës.
Korrespondenti i Euroneës Albania, Xhensil Shkëmbi raportoi se rreth 20 ditë para fillimit të fushatës elektorale, të dy kandidatët kanë nisur takimet e vogla me qytetarët.
Sipas tij, Xhakolli nuk është një personazh mediatik dhe ai ka zgjedhur ta zhvillojë fushatën në zonat e thella.
Ndërkohë, Tollozhina është i vetmi kandidat pasi Alibeaj s’ka asnjë emër në qytetin e Pogradecit. Edhe ai, njësoj si kryebashkiaku nuk është personazh mediatik, por kohët e fundit vëmendja ka qenë e shtuar.
“Vëmendja e madhe është në qytetin e Korçës, aty ku Sotiraq Filo është mbështetur masivisht nga Partia Socialiste,” – tha Shkëmbi, i cili shtoi se Filo ka shkuar shtëpi më shtëpi nëpër fshatra duke takuar njerëzit edhe pse nuk është në natyrën e tij.
Ndërkaq, Ledina Aliolli është kandidatja e vetme nga opozita pasi Gjergji Gjata pati një sherr me Alibeajn dhe dha dorëheqjen.
Gara më e madhe ndodhet në qytetin e Bilishtit në rrethin e Devollit, tha Shkëmbi, ku Eduard Duro po bën një punë të mirë vitet e fundit për PS-në, duke marrë vota që s’janë marrë kurrë në bastione të djathta.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës