Kastrioti dënon akuzat e FSHF, cili do të jetë fati i skuadrës krutane
Kur kanë kaluar 24 orë nga anullimi i ndeshjes mes Kastriotit dhe Bylisit e cila ishte planifikuar të luhej në stadiumin ‘Kamza’, nuk ka asnjë informacion se cili do të jetë fati i klubit krutan.
Në një situatë të tillë nuk ka munguar reagimi në faqen zyrtare të Kastriotit, ku akuzon FSHF-në prishje të imazhit dhe kërkon menjëherë zbardhjen.
“Pas njoftimit zyrtar nga Federata Shqiptare e Futbollit për shtyrjen e ndeshjes Kastrioti-Bylis për një datë të pacaktuar, ku në njoftimin e mbërritur deklarohet që arbitrat janë kërcënuar, klubi Kastrioti është i detyruar të dalë me këtë reagim. Ne si klub distancohemi nga këto akuza dhe bëjmë thirrje organeve kompetente që të zbardhin sa më shpejt këtë histori të shëmtuar, e cila prish imazhin e klubit tonë, por dhe të futbollit shqiptar në përgjithësi”.
Më tej në reagim thuhet se akuza për kërcënim të gjyqtarëve në përballjen Kastrioti-Laçi për anullim të golit është totalisht e padrejtë.
“Në deklaratën e Federatës Shqiptare thuhet që edhe në ndeshjen e javës së kaluar midis Kastriotit dhe Laçit arbitrat paskan qenë të detyruar që nga kërcënimet të anulojnë një gol për skuadrën e Laçit. Ne jemi të gatshëm të përballemi me realitetin dhe i bëjmë thirrje organeve kompetente të marrin masa të menjëhershme dhe të zbardhin të vërtetën për këtë akuzë të rëndë. KS Kastrioti distancohet në mënyrë kategorike nga çdo lloj ngjarje që njollos lojën e bukur të futbollit”.
Por çfarë ka ndodhur konkretisht?
Mesditën e së dielës, FSHF publikoi një njoftim në të cilin bënte me dije se ishte anulluan ndeshja e kategorisë superior mes Kastriotit dhe Bylis, ndërsa shkak ishin bërë kërcënimet me jetë të drejtuesve të klubit krutan, ndaj gjyqtarëve.
Gjithashtu akuza prekte dhe një pikë tjetër, atë të përballjes mes Kastriotit dhe Laçit, ku sipas FSHF, gjyqtari i ndeshjes anulloi një gol të rregullt në favor të kurbinasve, i cili do të sillte fitoren e tyre. Ndërsa ndeshja më pas u fitua nga Kastrioti, por i kushtoi vendin e punës trajnerit të Laçit Gentian Mezani, me këtë të fundit që u shkarkuar nga drejtuesit e klubit.
Sipas burimeve, me ngjarjen aktualisht është duke vepruar dhe policia e shtetit për të zbardhur plotësisht akuzat.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë