Kreu i sindikatës së Trepçës ngre alarmin: Minatorët pa kushte dhe me rroga të ulta

10 Prill 2023 | 20:32

Kreu i sindikatës së minatorëve të Trepçës, Ibrahim Jonuzi në një lidhje direkte për Euronews Albania tha se 40 minatorët e mbetur të bllokuar në minierën e Terpçës janë shpëtuar të gjithë.

po ashtu ai u ndal te kushtet me të cilat punojnë këta minatorë ku tha se kushtet janë shumë të këqija dhe se asnjëherë nuk ka pasur investime të duhura.

“Kushtet janë të rënda. Deri tani investimet asnjëherë nga shteti apo nga qeveritë nuk kanë qenë të duhura. Kohët e fundit qeveria e Kosovës, këtë vit ka garantuar një kredi prej rreth 20 milionë eurosh që na jepë shpresë se do përmirësohen kushtet dhe do bëhen investime kapitale të mjeteve të punës dhe do të rrisë edhe sigurinë e punëtorëve.

Problemet më të mëdha janë  kushtet elementare të punës, pajisja me mjete mbrojtëse, mjetet sanitare që janë të domosdoshme, se edhe mjetet e stërvjetëruara përbejnë një rrezikshmëri të lartë për minatorët. Edhe pagat janë të ulëta, se ata japin më shumë, djersën e tyre asnjëherë s’kemi për ta paguar por është e domosdoshme që të bëhet ngritja për shkak edhe të inflacionit të madh në vendin tonë”,-tha Ibrahim Jonuzi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane

Për Ministrin Hoxha, kjo vizitë pasqyron marrëdhëniet e forta bilaterale mes dy vendeve tona, të mbështetura nga një dialog politik intensiv në nivelin më të...
14:43 | 24/06/2026

Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit

Pas mbledhjes në selinë e Partisë Socialiste me drejtuesit politikë dhe kryeministrit Rama, gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu, solli më shumë detaje mbi atë...
10:14 | 24/06/2026

Dy automjete përplasen në Durrës, njëra del nga rruga dhe përfundon në kanal (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e së martës në Durrës, në zonën e Ish-Kënetës, në rrugën “Azem Hajdari”. Sipas informacioneve paraprake, në...
18:49 | 23/06/2026