Bejko: Ta çlirojmë Tiranën nga mafia, po boshatiset Shqipëria për të ardhur këtu
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko tha në emisionin “Now” se në fushatën e tij nuk do ketë premtime të bujshme, por premtime të mundshme të cilat nëse ai fiton do të realizohen në Tiranë.
Po ashtu ai tha se një nga gjërat më të domosdoshme është që Tirana duhet të largohet patjetër nga duart e mafies dhe të krimit.
“Tirana ka nevojë për shërbime cilësore dhe jo për fluturime elektorale. Kur të shpalosim programin tonë ju garantojë që jemi me këmbë në tokë dhe jo me premtime të bujshme, por me ato që janë të mundshme të realizohen në Shqipërinë tonë dhe në Tiranën tonë.
Mbi të gjitha duhet ta çlirojmë Tiranën nga kthetrat e mafies dhe të krimit, sepse ato drejtojnë politikat e zhvillimit në Tiranë dhe ato diktojnë jetën e qytetarëve në Tiranë.
Politika qendrore në tiranë është e shpopullimit të gjithë territoreve të vendit, e të thotë se të gjitha rrugët të çojnë në Tiranë. Pse? Që të bëhet ky lloj marketingu i aseteve impobilare që ka krijuar pikërisht pastrimi i parave në këtë treg. Boshatiset e gjithë Shqipëria për të ardhur në Tiranë dhe për të krijuar këtë treg”,-tha Roland Bejko për Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 10:49 Britania, Franca dhe Gjermania shprehin alarmin për aktivitetet kineze në lindje të Tajvanit
- 10:38 Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
- 10:38 Vrau fqinjin në Rrogozhinë, Gjykata e Durrësit cakton masën “Arrest në burg” për 27-vjeçarin. Dëshmia e plotë
- 10:37 Përveç vapës, Franca përballet edhe me ndërprerje të energjisë elektrike
- 10:26 Rama: Do lançojmë programin i ri kombëtar të Rilindjes Urbane 2.0, do të jetë ndërhyrje gjithëpërfshirëse
- 10:14 Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit