Nis operimin Bursa shqiptare e energjisë, Kim: Furnizim më të mirë e çmime të lira
Ankandi i parë në Bursën Shqiptare të Energjisë u hodh sot, duke i hapur rrugë kështu zyrtarisht operimit të kësaj burse.
E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend Yuri Kim, e cila në fjalën e saj tha se Shqipëria duhet të përmirësojë klimën e biznesit.
Ajo tha se kjo nismë është shumë e rëndësishme, pasi Shqipëria ndodhet në një pikë të zhvillimit strategjik.
“Është diçka e rëndësishme, sepse ndodhemi në një çast të rëndësishëm në zhvillimin strategjik të Shqipërisë dhe vendin e saj në Europë. Asnjë gjë nuk mund të ndodhë pa energji. Kjo ka të bëjë me krijimin e rrethanave që Shqipëria, Kosova dhe Rajoni të kenë stabilitet. Ka të bëjë me investimet dhe me integrimin në Ballkanin Perëndimor, që integrohet më pas brenda Europës. Shqipëria do të ketë mundësi të tërheqë më shumë investime të huaja. Kur punojmë së bashku arrijmë gjëra të mëdha. Shqipërinë duam ta shikojmë partnerin tonë përsa i përket energjisë.
Shqipërinë duam ta shikojmë partnerin tonë që të rrisë aftësinë e saj për energjinë. Një bashkim tregu do të integrojë më tej Shqipërinë në tregun evropian të energjisë elektrike. SHBA po punojnë për të transformuar tregjet e brendshme të energjisë. “SHBA po e ndihmojnë sektorin energjetik shqiptar për të rritur transparencën dhe konkurrencën. Do të ketë më shumë furnizim dhe çmime më të lira. Lidhja e tregut Shqipëri-Kosovë do ta bëjë më të fortë atë”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve