Atentati ndaj Ndrecës, Berisha: Akt i pashembullt në historinë e zgjedhjeve

11 Prill 2023 | 11:55

Kreu i Grupit Rithemelimit Sali Berisha ka reaguar në lidhje me atentatin me tritol që i është bërë mëngjesin e ditës së sotme kreu të Grupit të Rithemelimit në Vaun e Dejës.

Në një deklaratë për mediat, tritolin në makinën Ndrecës, Berisha e ka konsideruar si akt të pashembullt në historinë e zgjedhjeve.

Teksa e ka cilësuar si krim, Berisha bëri fajtor ministrin Bledi Çuçi për ngjarjen.

Sot në mëngjes u krye një akt i rëndë i terrorizmit shtetëror kundër Bernard Ndrecës, kryetar i PD për Vaun e Dejës, me qëllim eliminimin e tij fizik.
Bernard Ndreca është një qytetar shembullor, e tillë është familja e tij.
Terroristë shtetërorë, sipas regjistrimit të kamerave, kanë vendosur tritolin në makinën e tij. Bernardi, tek nisej për në punë, pas disa metrash përballet me një eksplozion të tmerrshëm që i shkatërron pjesën e përparme të makinës. Por fatmirësisht, vetë ai shpëtoi nga ky atentat i mirëfilltë politik. Me këtë akt terrorist, Edi Rama inauguron çeljen e fushatës së tij elektorale.

Ky përbën një krim të shëmtuar, përbën një akt të pashembullt në historinë e zgjedhjeve kur një drejtues kryesor i një dege të PD-së, sulmohet apo ndaj tij organizohet një atentat për likuidimin e tij. Vau u Dejës dhe e gjithë Shqipëria janë më të vendosur se kurrë në fitoren e këtyre zgjedhjeve dënoj këtë krim të shëmtuar. Specialistët e tritolit janë në kontrollin qeveritar shtetërore. Për këtë bëj përgjegjës Çuçin”- tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026