Koalicioni “Bashkë fitojmë” hap fushatën më 15 prill, pse u zgjodh “Air Albania”
Koalicioni “Bashkë fitojmë” do të hapë zyrtarisht fushatën elektorale të shtunën më 15 prill. Berisha dhe Meta pritet të jenë bashkë në ceremoninë që pritet të mbahet në “Air Albania”, ku të pranishëm do të jenë dhe 61 kandidatët që do të garojnë më 14.
Gazetari Ardit Hoxha ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me vendin se ku do zhvillohet hapja e fushatës.
“Do të jetë e shtuna e ardhshme data 15 prill ora 12 momenti kur koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të statrtojë zyrtarisjht fushatën elektorale për 14 majin. Megjithëse duhet të saktësoj se deri më tani në Durrës, në Elbasan dhe në Fier, ka pasur çelje të fushatës me takime të mëdha elektorale me takime në këto qytete.
Por ky organizim i ditës së shtunë do jetë më ndryshe, pasi do shikojmë për herë të parë zotin Berisha dhe Zotin Meta bashkë me të gjithë 61 kandidatët që do garojnë për koalicionin “Bashkë fitojmë”.
Organizimi do bëhet në stadiumin “Air Albania”, për të sjellë edhe një herë në memorien e demokratëve, mbështetës të zotit Berisha, takimin e 11 Dhjetorit, aty ku mori hov lëvizja e zotit Berisha për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike apo të Selisë dhe të ambienteve ku tashmë zhvillon mbledhjet”,-tha gazetari Ardit Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 11:28 Kush janë deputetët demokratë që kundërshtuan vendimin për bojkot të seancave plenare
- 11:18 Projektligji për “tokat bujqësore”, Gjiknuri voton kundër, debaton me Bylykbashin dhe Manjën
- 11:15 Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
- 11:09 Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj
- 11:01 SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!
- 10:56 “E hodha unë nga ballkoni, më falni”, ish-i dashuri pranon vrasjen e 13-vjeçares shqiptare në Itali