“Të shkojë në SPAK”, Malaj: Të ndëshkohet për paratë që do i japim Becchettit

12 Prill 2023 | 21:59

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj tha për “Now me Erla Mëhillin” se gjithnjë e më tepër Shqipëria është e rrezikuar nga papërgjegjshmëria dhe dikush duhet të marrë ndëshkim konkret për paratë që do i jepen Becchettit nga taksapaguesit shqiptarë.

“Unë jam deklaruar publikisht dhe ndoshta opozita e ka numrin e deputetëve, qoftë dhe një deputet i vetëm mund të bëjë propozim në ligjin e buxhetit që çdo vendim i Gjykatës Ndërkombëtare që penalizon taksapaguesit shqiptarë duhet të shkojë për hetim të thelluar në SPAK dhe është shpërdorim detyre, me apo pa vetëdije.

Në këto raste vendimi i gjykatës, kur argumenton se penalizohet qeveria shqiptare, jep argumente konkrete se kush e ka krijuar këtë problem dhe pikërisht në atë gjykim, po të lexohet me kujdes, gjenden aktorët ose individët që i kanë dhënë të drejtë Becchettit që të dalë fitues. Këto garanci juridike jepen shumë edhe për riskun politik,” – deklaroi Malaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026