Presidenti Begaj mesazh institucioneve dhe strukturave të angazhuara me zgjedhjet

13 Prill 2023 | 11:22

Presidenti Bajram Begaj ka dhënë këtë të premte një mesazh drejtuar të gjithë institucioneve dhe strukturave të angazhuara me zgjedhjet. Ai ka kërkuar të sigurohen standardet zgjedhore di dhe të garantohet përfaqësimi i vullnetit të qytetarëve.

Gjithashtu presidenti ka bërë thirrje për një proces zgjedhor të drejtë e të  paanshëm, të bazuar në kushtetutë e ligj, pasi ky është detyrim thelbësor ndaj vendit.

“Miradministrimi i zgjedhjeve nga ju, të përmbushi standardet e pacenueshme demokratike. është e natyrshme qe partitë politike të pëfshihen në fushatë elektorale me të gjithë  entuziasmin që përfaqësojnë ofertat politike, por ky nuk mund të jetë mesazhi i asnjë aktori përgjegjës për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Partitë politike duhet të paraqesin vetëm ofertën. Kjo ofertë duhet dhënë në mënyrë sa më të qartë dhe korrekte.  Eksperiencat e mëparshme na kanë përballur jo rrallëherë me fenomene negative dhe forma të paligjshme, për të cilat institucionet jo gjithmonë kanë reaguar me sukses ndaj tyre.

Sot kuadri ligjor i zgjedhjeve është më i plotë dhe instrumentat mbrojtëse më të avancuara. Fenomenet e Shit-blerjes  së votës, keqpërdorimi i burimeve shtetërore janë të patolerueshme, financimet e paligjshme dhe jo transparente të partive politike, manipulimi zgjedhor janë të patolerueshme. Subjektet të mos denigrojnë njëri-tjetrin. Etika e garës dhe e komunikimit të rrezatojë qytetari, mirësjellje dhe respekt.

Media është aktor i rëndësishëm për garantimin e një proces sa më të lirë. Zgjedhjet do kenë rol vendimtar për forcimin e besimit në institucionet e vendit dhe anëtarësimin në BE. Tek unë do të gjeni dëgjuesin e vëmendshëm, tek Institucioni i Presidentit mbështetje të palëkundur. Në asnjë rrethanë nuk duhet të shtrembërohet dhe tjetërsohet vullneti dhe vota e lirë. Ushtroni vullnetin tuaj, të mirë informuar dhe krejt të lirë. Çdo intimidim apo shantazh duhet të denoncohet e dënohet!  Zgjedhjet nuk janë të partive politike, por  janë për qytetarët shqiptarë, janë për Shqipërinë”,-tha presidenti Bajram  Begaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026