A do të shkonte Ibrahim Rugova në Hagë? Anton Berisha zbulon se ç’do ndodhte

13 Prill 2023 | 11:47

Anton Berisha, ish- zëvendës ministri i Punëve të Jashtme në Kosovë tha për Euronews Albania se presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova kur ka dëshmuar në gjyqin për Millosheviçin e ka cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, njësoj siç po përshkruhet tashmë nga vetë Thaçi, Selimi, Veseli dhe Krasniqi, të cilët po gjykohen në Hagë. Sipas tij ky fakt tregon largpamësinë e presidentit Rugova.

Berisha tha se për fat të keq pas luftës nga entuziasmi në Kosovë janë shkruar libra të paverifikuar të cilët tashmë po i kthehen kundër shkruesve të tyre.

“Kjo është një situatë e rëndë se zoti Rugova, presidenti ynë, nuk është në mesin e të gjallëve, por Rugova ka qenë dëshmitarë në gjykimin e ish presidentit Millosheviç. Në atë kohë ai e ka përshkruar UÇK-në ashtu si po e përshkruan tani Thaçi dhe të tjerët.

Ajo ka qenë një lëvizje patriotësh të cilët janë mbledhur pa ndonjë organizim hirearkik, por për të mbrojtur vendin, për të mbrojtur familjarët dhe gjithë kombin. Për fat të keq, pas luftës ka qenë entuziasmi dhe tregimet herë imagjinare e herë reale për një strukturë të  jashtëzakonshme dhe kanë lënë shkrime dhe libra të pa verifikuara të cilat tani për fat të keq po  dalin si kundër argument për vetë shkruesit e tyre.

Rugova ka qenë një njeri i ditur e largpamës, ai ka parë 10 shkallë më larg dhe ata që panë më  shkurt nuk i dhanë përkrahje. Lufta në Kosovë dhe procesi i lirisë së saj nuk ka një emër të përveçëm por janë të gjithë qytetarët e Kosovës, fëmijë të vrarë, gra të përdhunuara, burra të keqtrajtuar, kjo është historia. Dallimi mes Rugovës dhe të tjerëve është dallimi i të kuptuarit në thellësi të procesit, kjo u pa pas vdekjes së Rugovës, pasi Kosova për fat të keq ka bërë hapa pas”,-tha Anton Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026