Ndoka ngre pyetjen: Për çfarë erdhi Escobar, pa axhendë dhe produkt
Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka tha në një intervistë për Euronews Albania se nuk e kupton ardhjen e Gabriel Escobar-it.
Sipas tij i dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor ka ardhur në Shqipëri pa axhendë dhe se takimet që realizoi me politikanët në Shqipëri ishin takime qokash.
“Unë nuk e kuptoj se kush ishte qëllimi i kësaj vizite. Kur vjen një zyrtar i lartë duhet të ketë një asxhendë dhe një produkt. Pra duhet të ketë një marrëveshje, një takim që i shërben vendit dhe bashkëpunimit. Po kjo ishte më tepër një qokë.
Erdhi takoi këto personazhet deri të Alibeaj, që u zhvlerësua takimi fare se sa takoi atë u tërhoqën edhe dy kandidatë. Duke e parë në këtë kontekst, po zhvlerësojnë veten. Këtë e them pa humor. Se vjen një drejtues i lartë që vjen e bën takime qokash dhe përsërit veten. Këto që tha është hera e tretë që i përsërit”,-tha Nard Ndoka.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut