351 raste dhune në familje në 2022, 80 për qind e rasteve në qytet
351 raste të dhunës në familje janë shqyrtuar në gjykatën e Tiranës përgjatë vitit 2022.
Viktimat janë shpesh femra dhe dhunues partnerët e tyre.
Të dhënat zyrtare të gjykatës bëjnë me dije se 279 femra dhe 72 meshkuj janë dhunuar.
Në 50% të rasteve dhunues janë parterët intimë, por nuk mungojnë as rastet e dhunës nga fëmijët, të afërmit dhe persona të tjerë pa lidhje me njëri-tjetrin.
Ajo çfarë vihet re është se ky fenomen është më i përhapur në qendrat urbane.
Rastet e dhunës në qytet zënë 80% të totalit.
E kur flasim për moshën, shohim se shumica e rasteve i përkasin grupmoshës 26-35 vjeç, pasuar nga grupmosha 36-45 vjeç.
Nga të dhënat e Gjykatës së Tiranës bie në sy gjithashtu se gratë me arsim bazë përbëjnë dhe numrin më të madh të viktimave të dhunës në familje.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje