Përplasje në studio, Daci: Rama diskriminon Veriun. Çipa: Akuzë e papranueshme
Mënyra se si mbikëqyren bashkitë e veriut dhe të jugut nga qeveria e majtë dhe kryeministri Edi Rama sollën përplasje mendimesh mes analistit Aleksandër Çipa dhe politilogut Alban Dacit në studion e Euronews Albania.
Sipas këtij të fundit, Rama diskriminon Veriun dhe për këtë mjafton të shikosh Bulqizën, që është një nga bashkitë më të pasura me burime natyrore por bashkia me njerëzit më të varfër.
Për Aleksandër Çipën, është e papranueshme dhe e paqenë akuza e ndarjes së vendit në veri dhe jug. Diferencime sipas tij mund të ketë pasur, por vetëm për arsye politike.
“Nuk mund ta pranoj akuzën për ndarjen e vendit në veri dhe jug, politikisht mund të ketë preferenca se niveli i investimeve në Malësi të Madhe që qeveriset nga një socialit është më e madhe se në Shkodër. Nuk ekziston kjo ndasi jug-veri, kjo i intereson më shumë një qasjeje të tranzicionit”, tha Çipa.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje