Investimet në Mat. Zv.kryeminstrja Balluku dhe kandidati Malaj tregojnë projektet
Zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe kandidati i Partisë Socialiste në Bashkinë Mat, Agron Malaj kanë parë nga afër investimet në infrastrukturën e zonës. Ndër to, një rrugë e re që i shërben komunitetit nga Burreli deri në fshatin Batër, po ndërtohet në këtë periudhë.
“Ky është segmenti rruga e varrezave të qytetit deri në fshatin Batër”.
Balluku dhe Malaj folën edhe për investimet e kryera gjatë viteve të fundit në Bashkinë Mat.
“Qytetarët e Matit ashtu si e meritojnë do marrin të gjitha shërbimet e duhura. Kjo është një nga ato bashkitë me të cilat krenohemi për shkak edhe të gjithë “feedback-ut” që marrim nga banorët e Burrelit dhe të Matit, për sa i përket punëve në infrastrukturë, në kanalizime, në ujësjellës”,-tha zv.kryeministrja Balluku.
Malaj do të kërkojë votat në qytetin e Burrelit dhe në njësitë administrative përreth për të drejtuar bashkinë Mat edhe për një mandat të dytë.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve