Denoncoi blerje votash në Has-Dauti: Nuk justifikohen, nata e Kadrit kishte mbaruar

18 Prill 2023 | 13:19

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Hasin, Miftar Dauti ka ndaluar një fugon ku dy djemtë e kandidatit të PS, Halit Mulaj po shpërndanin pako ushqimesh.

Në një intervistë për Euronews Albania Dauti tregoi se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit dhe prezent ka qenë edhe magazinieri që disponon zyrat e bashkisë.

“Ndihmat ishin të rezervave të shtetit, me atë logo, ndihmat për emergjencat civile. Unë shkova në vendngjarje, fotografova gjithçka, tashmë është publikuar dhe në media. Ata mbushën fugonin, donin të largoheshin, njoftova shefin e komisariatit dhe policinë,” – u shpreh Dauti, i cili sqaroi se bëhej fjalë për 21 pako.

Kandidati për kryebashkiak në Has tregoi se deri në 2 të mëngjesit ka qenë i pranishëm dhe më pas bëri një kallëzim penal.

Ndërsa Mulaj argumentoi se ka një listë me 21 familje që çdo natë Kadri marrin ndihma ushqimore, Dauti nuk u bind me këtë përgjigje.

“Zoti Mulaj ashtu do thotë se nuk ka çfarë thotë tjetër gjë. Aty ishin dy çunat e zotit Mulaj dhe magazinieri në orën 10 të darkës ku do i çonin ato ndihma?! Nata e Kadrit kishte mbaruar. Ato ishin pako të rezervave të shtetit, nuk ishin pako për natën e Kadrit,” – u shpreh Dauti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026