“Kush është Gjushi jot?”, Cara-Çanit: Nuk po vij të zëvendësoj këtë sekt hajdutësh

19 Prill 2023 | 22:17

Gazetari Arian Çani i ftuar në emisionin “Now” në Eronews Albania tha se gara për Durrësin nuk është e barabartë dhe se askush nuk mund të fitojë përballë Vangjush Dakos, në rast se nuk nxjerr një kandidat si ai.

Çani madje i tha kandidatit të “Bashkë fitojmë”, Igli Carës se nëse nuk gjen një “Gjush”, për të zëvendësuar Vangjush Dakon, nuk do mund të fitojë. Ndërsa ky i fundit u përgjigj se nuk i është futur kësaj gare për të zëvendësuar “Gjushin” me një “Gjush” tjetër.

Pjesë nga biseda:

Arian Çani: Në këtë vend me këta njerëz që nuk reagojnë, që shkojnë në stadium dhe ikin se mërziten dhe nuk presin as doktorin të mbajë fjalimin. Kjo tregon se në këtë vend të gjitha idetë për të cilat shumë njerëz kanë luftuar me naivitet dhe kanë besuar si ç’është pluralizmi politik, autonomia lokale që u votua dikur ishin të gjitha pa asnjë vlerë. Këtu duhet një tek-pull të mbarojë punë, ndryshe këtu nuk bëhen gjërat. Unë e ftoj Iglin ta shikojë me këtë sy. Një nga këshillat që të jap unë ty është ku e ke Gjushin tënd, më gjej një Gjush, më gjej një Dako.

Igli Cara: Nuk më duhet se të them të drejtën në këtë garë nuk do jem për të zëvendësuar Gjushin me një Gjush tjetër.

Arian Çani: Po fitove ti Durrësin do jesh në Guiness. Duhet patjetër Igli, sepse gara është e pabarabartë.

Igli Cara: Nëse do mendoja të zëvendësoja Vangjushin, në këtë mënyrë duke gjetur një person tjetër që të ketë të njëjtën filozofi në drejtim të bashkisë, nuk do hyja në këtë garë. Nuk është lojë për mua. Kam hyrë për një filozofi tjetër. Kam 32 vite që kam investuar dhe nuk dua të përfundojë si Gjushi. Situata mund të duket pesimiste, por unë nuk e shikoj ashtu. Ka qytetarë që duan të bëjnë këtë vend edhe brenda partisë socialiste. Ky grup njerëzish që kanë kapur Durrësin nuk kanë asgjë të përbashkët as me të majtën e as me partinë socialiste megjithëse kam 32 vite që i kam përballë i respektojë për bindjen e tyre, por këta janë një sekt hajdutësh.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026