Frontex në kufirin e RMV, 100 policë nga 13 vende të ndryshme nisin patrullimin

20 Prill 2023 | 19:27

Mbi 100 policë nga 13 shtete të ndryshme pjesë e Bashkimit Evropian u vendosën në kufijtë e Maqedonisë së Veriut dhe do të luftojnë migrimin e paligjshëm, trafikimin e qenieve njerëzore dhe të gjitha llojet e kriminalitetit ndërkufitar.

Frontex dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan marrëveshje në tetor të vitit të kaluar dhe drejtori i kësaj agjencie tha se qëllimi i tyre është që të shpëtojnë jetët e njerëzve që bien pre e trafikuesve.

“Do doja të kishim një zgjidhje përfundimtare pasi kështu emigrantët nuk do të përdornin atë rutë dhe do ishte edhe për ta më mirë sepse nuk do të binin në duart e trafikuesve të tmerrshëm dhe bandave kriminale. Por mendoj se do japë peshë. Kufijtë janë të rëndësishëm për trafikuesit sepse e kanë pjesë të biznesit por duke qenë më prezent, më aktiv, do luftohet kriminaliteti, bandat, dhe do ti ndihmojmë ata që kanë nevojë për neve. Gjatë periudhës së ardhshme do mësojmë nga policët maqedonas për specifikat e rutës Ballkanike të emigrantëve dhe jam i bindur se do kemi efekt pozitiv. Është një maratonë”, thotë Hans Lajtens, drejtor ekzekutiv i Frontex.

Policia e Maqedonisë së Veriut për çdo ditë përballet me trafikues të emigrantëve

“Dje kishte një incident gjatë tentimit për ndalim të trafikimit të emigrantëve. Janë arrestuar dy trafikues që kanë tentuar ti sulmojnë policët dhe tua marrin armën zyrtare në momentin e arrestimit. Policët kanë reaguar ndaj kësaj situate. Më vjen shumë keq për vdekjen e emigrantit dhe do të bëjmë hetim deri në fund se si ka ndodhur gjithçka”, shprehet Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

Dënimet për trafikim emigrantësh janë tejet të rrepta dhe fillojnë nga tetë apo dhjetë vite burg e më lartë. Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi e kanë pasur më herët një marrëveshje me Frontex, ndërsa Maqedonia e Veriut bëhet shteti i katërt ballkanik që nis patrullimin e përbashkët

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026